Kronikë

Katër të arrestuar në Rahovec për tentim vrasje

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Të paktën katër persona janë arrestuar të dielën në Rahovec, nën dyshimin se janë përfshirë në një rast të vrasjes në tentativë”.

Policia ka njoftuar të hënën se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 24 shkurtit, ndërsa dy prej të dyshuarve janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.