Gjykata Themelore në Gjakovë iu ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “dhënie të ryshfetit”.
Në njoftimin e së dielës Gjykata bëri të ditur se të pandehurit T.Gj dhe B.K., do të qëndrojnë një muaj në paraburgim pasi ekziston rreziku që gjatë qëndrimit në liri, të përsërisin veprat penale, të ikin ose të ndikojnë në dëshmitarë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake Sulltan Dobraj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.