Kronikë

Serbët djegin flamurin e Kosovës në Zveçan

Disa persona të panjohur e kanë djegur flamurin e Kosovës në Zveçan të shtunën në mesditë.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se për këtë rast ende nuk ka të arrestuar.

Sipas tij, personat dyshohet se ishin serbë të mitur.

Policia ka hapur rast për “Nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim”.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, për të cilin është informuar edhe prokurori.