Kronikë

Zhduket një grua në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është raportuar për një grua të zhdukur në Gjakovë.

Rasti thuhet se ka ndodhur rreth mesditës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është duke u hetuar nga ekipet relevante.