Një objekt banesor në Prishtinë është përfshirë nga zjarri të martën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 09:45 në rrugën “Ukshin Hoti”, e në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve.
Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në njoftimin policor.
VIDEO: