Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’ dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., me dt.20.09.2023 në fshatin Bellanicë, Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.B.
“Ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e tipit revolen SIG SAUER –P320, shtie pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.