Kronikë e zezë

Lëndohet një person në Kamenicë pasi iu dogj shtëpia nga ndezja e kaminit

Foto ilustrim
 

Një person ka pësuar lëndime trupore të shtunën në Kamenicë, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në shtëpinë e tij në fshatin Busavatë.

Policia ka njoftuar të dielën se zjarri dyshohet që ka shpërthyer kur motra e viktimës e ka ndezur kaminin dhe aksidentalisht është përfshirë dhoma.