Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

14 automjete të përfshira në aksidentin zinxhiror në Fushë-Kosovë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Të paktën 14 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhiror që ka ndodhur në mëngjesin e së hënës në autostradën Fushë-Kosovë.

Policia ka njoftuar se ka persona të lënduar, por nuk dihet numri i saktë i tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50 në rrugën Mazgit-Bresje.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, ka thënë ai.

Hoxha ka shtuar se rruga është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.

LEXO EDHE: