Dy shtetas të huaj janë ndaluar të shtunën në Zveçan, nën dyshimin se kanë kaluar kufitin nga Serbia për në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.
Policia ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 në Rudine të kësaj komune.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.