Kronikë

Vdiq një grua pas vetaksidentit në Gërmovë të Vitisë

Policia

Foto: Ilustrim

Një grua ka vdekur të mërkurën në mbrëmje pas një vetaksidenti në fshatin Gërmovë të Vitisë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi humbi kontrollin e veturës që drejtonte duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahun tjetër të rrugës.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.