Kronikë e zezë

Dyshohet për grabitje me armë në një lokal afër shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

Foto ilustrim
 

Një grabitje me armë zjarri dyshohet të ketë ndodhur të hënën në një lokal pranë shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Burimet i kanë thënë KOHËS se një person i armatosur ka hyrë në një institucion mikrofinanciar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit,  ka arritur të marrë një sasi  të parave.