Kronikë e zezë

Ish-polici i dënuar për vrasjen e George Floydit u ther 22 herë nga anëtari i bandës mafioze

 

Një i burgosur në SHBA është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi goditi me thikë Derek Chauvin, ish-policin e dënuar për vrasjen e George Floyd.

Prokurorët thanë se ish-anëtari i bandës, John Turscak, përdori një teh të improvizuar për të goditur me thikë Chauvinin 22 herë më 24 nëntor në një burg federal në Tucson, Arizona.