Një person është plagosur në një lokal në fshatin Vitomiricë, pas disa të shtënave me armë zjarri.
Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media, Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes. Në lokal janë gjetur dy persona, njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrit, i cili menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin R.K. të cilit i është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që është përdorur në rast.
Pas intervistimit i njëjti ёshtё ndaluar për 48 orё.