Kronikë

Një i lindur në Gjermani dyshohet se goditi për vdekje me veturë këmbësorin në Pejë e iku

Policia është vënë në kërkim të një 24-vjeçari i cili dyshohet për aksident trafiku me fatalitet.

Sipas njoftimit, i dyshuari është Aron (Halit) Rexhaj i lindur më 05.04.1999 në Paderborn të Gjermanisë, i cili tani është me vendbanim në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar për shkaktim të aksidentit me fatalitet në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Image