Kronikë

Arrestohet një person për mashtrim me kriptovaluta, viktima i pagoi gati 16 mijë euro

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar për mashtrim në Fushë-Kosovë.

Ai dyshohet se me disa të tjerë ka mashtruar një person me shitje të kriptovalutave duke e bërë të paguante mbi 15 mijë euro.

“Më 24.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë, më 23.11.2023, ankuesin mashkull kosovar duke e vënë në lajthitje përmes mashtrimit dhe duke i prezantuar fakte të rreme bëjnë shitje të krip-volutave me ç’rast ankuesi përmes llogarisë i ka paguar një shumë parash prej 15.720€”, thuhet në raporti ditor të PK-së.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.