Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Jeronim De Rada” në kryeqytet, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Në raportin policor thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën në orën 19:13, e viktima dyshohet se veprën e ka kryer me armë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.
‘Është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar dhe një armë afër tij me të cilën dyshohet se është kryer vetëvrasja. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “vetëvrasje”.