Kronikë e zezë

Në Gjilan u tentua të vidhej me eksploziv një bankomat

 

Disa persona të maskuar dhe të armatosur e kanë shpërthyer me eksploziv një bankomat në Gjilan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për media i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të hënën në orën 05:22 në rrugën “Isuf Kika”, ndërsa pos dëmeve materiale s’ka të lënduar.