Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Bërnjak për sulm ndaj zyrtarëve policorë

 

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në pikëkalimin Bërnjak, që të hënën ka refuzuar t’ua japë zyrtarëve policorë dokumentin identifikues dhe më pas i ka sulmuar fizikisht.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha KOHËS se rasti ka ndodhur të dielën.