Kronikë e zezë

Vdiq edhe personi i dytë i aksidentuar në Kaçanik të premten

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i dytë që u përfshi në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj – Kaçanik të premten.

Në aksidentin në mbrëmjen e të premtes u përfshinë tri vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes vdiq drejtuesi i njërës veturë, e katër persona tjerë morën lëndime trupore.