Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi policin

Arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion të policisë pasi ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe në stacion ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.