Një 26 vjeçar është arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimin se i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave nga dy euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Paratë e falsifikuara janë gjetur në bagazhin e automjetit që po e drejtonte i dyshuari.
Në njoftimin e Policisë thuhet se me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar 490 copë monedha nga 2 euro, në vlerë prej 980 eurove, vetura Audi A4 dhe dy telefona celularë.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.