Një person është arrestuar të hënën në Janjevë të Lipjanit për ngacmim seksual.
Përmes raportit 24-orësh të Policisë është bërë e ditur se i dyshuari ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.