Kronikë

Arrestohet në Zubin Potok i dyshuari për nxitje të përçarjes

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një person është arrestuar të shtunën në Dren të Zubin Potokut nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Policia ka njoftuar të dielën se gjatë mëngjesit të së shtunës, njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari, i cili kishte të veshur një bluzë me mbishkrim përçarës dhe të urrejtjes, si dhe gjatë kontrollit në veturë është gjetur një thikë.

“Bluza dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.