Një person në Gjilan është arrestuar për dhunim.
Dyshohet se ai më 3 tetor kreu veprën.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare me datën 03.09.2023 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke përdorur identitet të rremë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Lidhur me rastin sot me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.