Kronikë e zezë

Shqiptari vret gruan në mes të rrugës në Itali

 

Një 35-vjeçare shqiptare është vrarë në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme [e enjte]. Mediat italiane kanë identifikuar viktimën si Klodiana Vefa, me leje të rregullt qëndrimi.

Vrasja ndodhi në rrugën “Galvani”. Kanë qenë disa rezidentë të zonës që njoftuan për vrasjen pasi dëgjuan të shtëna me armë. Mjekët e ndihmës së shpejtë konfirmuan vdekjen e 35-vjeçares shqiptare.