Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit V.T., të dyshuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit të dielën. V.T. dyshohet për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe për terrorizëm.

V.T. është serbi që u plagos gjatë aksionit të Policisë në Manastirin e Banjskës.