Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në veri të Kosovës.
Patrullat policore gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, të premten në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë.
Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar speca me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’. Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu”, thuhet në njoftim.
-
Kapen 3600 kilogramë kafe që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia
-
Ndalohet një automjet në Kamenicë, gjenden 1500 kg speca që dyshohen se u kontrabanduan nga Serbia
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Arrestohet një person për kontrabandim të 30 deleve nga Serbia