Një këmbësore ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se këmbësorja e lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.