Sulmohet punëtori i kompanisë “Pastrimi” gjatë kryerjes së detyrës në Bardhosh
Foto: KOHA
Një punëtor i kompanisë “Pastrimi” është sulmuar fizikisht të mërkurën nga një person në Bardhosh të Prishtinës.
Nga kjo kompani nuk është bërë e ditur për gjendjen shëndetësore të punëtorit, megjithatë thuhet se largimi i mbeturinave te një pjesë e kësaj zone nuk është kryesor si pasojë e këtij sulmi fizik.
“Sulmi ndaj punëtorit ka ndodhur gjatë largimit të mbeturinave në këtë lagje nga një person i pa përgjegjshëm. Sulmi është lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe ndaj të njëjtit person është hapur rast”, thuhet në njoftimin e “Pastrimit”.
Kompania ka dënuar rëndë sulmin ndaj punëtorit dhe po ashtu ka njoftuar se përveç sulmit të sotëm, punëtorët e terrenit shpeshherë injorohen dhe ofendohen nga një pjesë e shoqërisë.