Kronikë e zezë

Nga 12 vjet burgim dy të akuzuarve për shpërthimin në Zhur, ku kishte vdekur një polic

 

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Iran Badallit dhe Arben Gashit, duke i dënuar me dënim unik me nga 12 vjet burgim (secilin veç e veç), lidhur me akuzën për shpërthimin në Zhur, si pasojë e të cilit kishte vdekur polici S.Th.

Në këtë rast, Gashi dhe Badalli ngarkoheshin se kanë vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia, mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th, ndërsa të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Bytyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore.