Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar për vjedhje të derivateve nga ekskavatorët në Podujevë

Foto ilustrim
 

Katër persona janë arrestuar të hënën në Lupç të Podujevës, të dyshuar për vjedhje.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku të dyshuarit kanë arritur të marrin sasi të ndryshme të derivateve nga ekskavatorët që po kryejnë punimet në atë zonë.