Kronikë

Ndalohet edhe një i dyshuar për rastin në “Bon Vivant”

bon vivant

Një person me inicialet N.Ll, është ndaluar të enjten nga Prokuroria Themelore e Prishtinës lidhur me vrasjen dhe plagosjet që kanë ndodhur para disa javësh në lokalin “Bon Vivant”.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, ka thënë për KOHËN se i ndaluari dyshohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e presonit me inicialet N.Ll., për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”, ka thënë ajo.

Më 4 gusht, një person vdiq dhe tre të tjerë mbetën të plagosur nga arma e zjarrit brenda këtij lokali. Sipas Policisë, si pasojë e thyerjeve të gotave e shisheve janë lënduar 17 persona, 14 prej të cilëve vajza.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes disa të dyshuarve, ku më pas janë përdorur armët.