Kronikë

Burrë e grua nga Shqipëria rrahen mes vete në Pejë, arrestohen

Arrestim - Foto ilustrim

Arrestim

Një burrë dhe një grua, shtetas të Shqipërisë, janë arrestuar të dielën mbrëma në Pejë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Policia ka njoftuar të hënën se të dyshuarit janë arrestuar pasi fillimisht janë përleshur mes vete, e më pas kanë penguar edhe personat zyrtarë në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.