Policia në Shqipëri ka njoftuar se ka arrestuar një 39-vjeçar nga Kosova pasi që në pikën kufitare në Morinë është zënë duke kontrabanduar mallra të ndryshme të konsumit.
Sipas njoftimit të Policisë mallrat janë konfiskuar dhe materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës, për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, të intensifikuara gjatë sezonit turistik dhe të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar në analizat e riskut, u konstatua dhe u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar produkte konsumi të ndryshme, në vendin tonë. Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar H. D., 39 vjeç, banues në Prishtinë. Gjatë kontrolleve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, në automjetin tip ‘Volkswagen’ që drejtonte 39-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një shumëllojshmëri mallrash, disa prej të cilave në kategorinë e mallrave për të cilat duhet paguar akcizë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
{gallery}