Një person është arrestuar të martën në Burgun e Dubravës në Istog nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët korrektues të burgut.
Policia ka njoftuar të mërkurën se incidenti ka ndodhur pasi i dyshuari ka kërkuar që të bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar.
Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.