Policia e Kosovës ka njoftuar se shtëpia e një mërgimtari nga Mitrovica e Jugut është djegur të martën, në orët e hershme të mëngjesit.
Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si zjarrvënie.
“Është raportuar se nga zjarri është djegur shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar i cili gjendet jashtë vendit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale. Njësitë relevante të policisë dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.