Kronikë

Raportohet e zhdukur prej dy ditësh një vajzë në Obiliq

ilustrim

Një grua në Plemetin të Obiliqit e ka raportuar të zhdukur vajzën e saj.

Ajo ka thënë në Polici se nga data 4 korrik vajza nuk ishte kthyer në shtëpi.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të PK-së.