Kronikë

Një grua në Prishtinë raporton se i është zhdukur djali

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se djali i saj është zhdukur që nga e hëna e kësaj jave.

Polica ka njoftuar se në konsultim me prokurorin kanë iniciuar rastin.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i cili ka sugjeruar të iniciohet rast”, thuhet në raportin e Policisë.