Kronikë

U arrestua për dhunë në familje, “arsimtarit bujk” në Drenas i gjenden 19.000 euro pa dëshmi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, me dyshimin që ka kryer dhunë në familje, por gjatë kontrollit i janë gjetur 19 mijë euro, pa dëshmi për prejardhjen e tyre.

Siç thuhet në njoftim, i dyshuari B.V., pasi është dërguar në stacionin policor në Drenas, i ka nxjerr nga xhepat 19 mijë euro, për të cilat tha se i ka të kursyera nga paga e tij si arsimtar dhe nga puna me bujqësi.

“Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore)”, thuhet në njoftim policor.

Ndaj tij janë iniciuar veprat penale “dhunë në familje” dhe “tregti e ndaluar”.