Kronikë

Prizren, mjeku raporton në Polici se është sulmuar në vend të punës

Mjek

Një mjek në Prizren ka raportuar të shtunën pasdite në Polici se është sulmuar në vendin e tij të punës nga dy persona.

Mjeku ka thënë se dy të dyshuar e kishin sulmuar pasi ishin ndarë të pakënaqur me shërbimin mjekësor që i ishte ofruar nënës së tyre. Ata kishin sjellë nënën për kontroll.

Policia ka raportuar se dy të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas liruar.

“Prizren 17.06.2023-21:00. Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët e kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.