Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se ekipet policore dhe të zjarrfikësve ende janë duke kërkuar gruan që dyshohet se të premten ka rënë nga Ura e Shenjtë në Gjakovë.
Ai ka thënë se për këtë rast janë njoftuar të premten rreth orës 10:00.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshejt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim”, është shprehur Elezaj.