Kronikë e zezë

Operacion i madh policor, 5 persona kontrabanduan e shitën mjaltë të dëmshme për shëndetin

Foto: Ilustrim
 

Policia ka realizuar operacion të gjerë të enjten ku janë kontrolluar lokacione të ndryshme, në Prishtinë, Ferizaj dhe Prevallë, me ç’rast me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, pesë persona, K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I., me dyshimin për kontrabandim të mallrave, prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë dhe mashtrimi të blerësve.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje shtesë për operacionin. Ajo ka njoftuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, kanë kaluar vijën kufitare duke bartur mallra dhe shmangur kontrollin doganor. Me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale nëpër rrugë malore dhe rrugë të tjera kontrabanduan mallra të emëruara si “mjaltë” me origjinë nga vende të ndryshme, e cila futet në paketime të ndryshme dhe në kavanoz dhe këto mallra futen në Kosovë duke iu shmangur kontrollit doganor dhe kontrolleve sanitare nga AUV në lidhje me cilësinë e këtyre produkteve.