Kronikë

Vdiq një grua në Mitrovicë, ra në pus

Policia është duke e hetuar rastin e vdekjes së një gruaje në Mitrovicë të Jugut, e cila thuhet se ka rënë në një pus.

Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten pas mesditës. “Është raportuar se një femër kosovare ka vdekur pasi ka rënë në një pus. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.