Kronikë

Sulm ndaj dy burrave në Zveçan, u dëmtohet vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra kosovarë kanë raportuar se mbrëmjen e së martës, derisa kanë qenë në veturë, janë sulmuar nga presona të panjohur.

Sipas raportit të Policisë përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

“Zveçan 06.06.2023 – 23:20. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë informuar se derisa ishin në veturë, janë sulmuar nga persona të panjohur. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.