Kronikë

Arrestohen për falsifikim parash, Policia iu gjen 4,296 monedha 2-euroshe false

Policia e Kosovës ka zhvilluar hetime për disa muaj ndaj disa personave me dyshimin se janë përfshirë në falsifikim të parasë.

Të mërkurën Policia ka realizuar operacion policor përmes të cilit ka zënë në flagrancë dhe i ka arrestuar tre të dyshuar, E.H., (2003), E.H., (2000) dhe L.U., (2003), ka njoftuar PK-ja.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale ka konfiskuar, 4296 copë monedha metalike nga 2 euro, në total 8592 euro, një automjet dhe katër telefona.

“Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘falsifikim i parasë’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

{gallery}