Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrvënies që ka ndodhur të martën në Suharekë. Sipas raportit të Policisë dyshohet se një grua ia ka vënë zjarrin shtëpisë së ish-burrit, me të cilin po të martën ishte ndarë në një seancë gjyqësore.
“Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte filluar të digjet, dyshohet se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bashkëshortja e tij pasi ata sot (v.j.e martë) ishin ndarë në një seancë gjyqësore pasi edhe kishin probleme mes vete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.