Kronikë e zezë

Lëndohet një polic në Zveçan

 

Policia e Kosovës njoftoi se një zyrtar policor ka marrë lëndime të mërkurën në Zveçan, kur protestuesit serbë nisën të qëllonin me gurë.

Në komunikatën drejtuar mediave, Policia tha se nga protestat janë penguar e sulmuar edhe disa gazetarë si dhe disa automjete u janë vandalizuar.