Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një gruaje në Suharekë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Suharekë.
Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur në orët e vonë të së premtes.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM- Suharekë 26.05.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartëcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.