Kronikë

I digjet shtëpia e pabanuar një burri në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga fshati Cërnillë e Ferizajt ka raportuar se shtëpia e tij e pabanuar është përfshirë nga zjarri.

Sipas Policisë dyshohet se zjarri është vënë nga një i dyshuar kosovar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia e tij e cila është e pabanuar, është përfshirë nga zjarri. Dyshohet se zjarri është vënë nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.