Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që thuhet se ka ndodhur në Obiliq. Sipas Policisë një grua ka kërkuar që të shkojë në strehimore pasi që ndihej e kërcënuar nga burri me të cilin thuhet se kishte pasur probleme.
Burri thuhet se është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte pasur probleme me të dyshuarin mashkull kosovar dhe e njëjta ka kërkuar të shkojë në strehimore pasi ndihej e kërcënuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.